Flash News

E-TJERA

Stakohet automati/ Këto zona në Tiranë nuk do kenë energji elektrike në datat 12, 14 dhe 15 korrik

Stakohet automati/ Këto zona në Tiranë nuk do kenë energji

OSHEE ka njoftuar qytetarët se në datat 12, 14 dhe 15 korrik do të ketë mungesë të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës. Shkaku është rikonstruksioni i kabinave elektrike.

Sipas OSHEE-së në datën 12, në harkun kohor 11:00-16:00 do të ketë shkëputje të energjisë elektrike në rrugën “Don Bosko”.

Ndërsa në 14 korrik, nga 09:00-15:00 nuk do të ketë energji nga TEG-u deri te Ura e Farkës dhe në lagjën “Çelikët”.

Në 15 korrik, nga ora 09:00-15:00 do të ketë shkëputje të energjisë më Vishnje, Stermas, Picallë dhe Domje.

Të fundit