Flash News

E-TJERA

Starton Kupa e Shqipërisë/ 32 skuadra zbresin në fushë për 16 sfida, ndeshjet që luhen sot  

Starton Kupa e Shqipërisë/ 32 skuadra zbresin në fushë

Sot starton Kupa e Shqipërisë për edicionin e ri 2021-2022, e cila do të ndahet në dy grupe A dhe B , duke zhvilluar 16 ndeshje nga 8 për grup.

Në grupin A luan Tetua në transfertë ndaj Luzit. Partizani po ashtu. Tirana do të luajë përballe Shkumbinit. Të treja sfidat fillojnë në orën 16:00.

Skënderbeu luan në fushën “Reshit Rusi” përballë Veleçikut në orën 16:00. Bylisi9 pret në transfertë Orikun.  Dinamo do të luajë ndaj Erzenit në transfertë në orën 16:00.

Edhe sfida Besëlidhja-Burreli luhet në 16:00. Vora do të luajë përballë Korabit në 16:00 në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmes.

Në grupin B, në orën 13:00 do të luhet ndeshja Butrinti-Laçi. Besa-Pogradeci do të luhet në 16:00 po ashtu. Vllaznia do të presë në transfertë Labërinë. Kukësi pret Maliqin në stadiumin e Librazhdit. Elbasani dhe Kastrioti do të ndeshen në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës.

Flamurtari do të luajë ndaj Apolonisë në stadiumin “Flamurtari”. Egnatia pret në transfertë Turbinën, ndërsa Lushnja sfidon Tomorin.

Starton Kupa e Shqipërisë/ 32 skuadra zbresin në fushë

Të fundit