Flash News

E-TJERA

Statistikat e KQZ-së, eksperti i IT-së: Janë të pasakta!

Statistikat e KQZ-së, eksperti i IT-së: Janë të pasakta!

Pas përfundimit të procesit të votimit, eksperti i IT-së, Gent Progni ka komentuar statistikat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në Syri TV, Progni u shpreh se të dhënat e raportuara nga KQZ janë të pasakta, dhe kjo po bëhet qëllimisht pasi duan që të ulet ritmi i rebelimit nga qytetarët.

 “Kemi raportime nga KQZ që kanë votuar rreth 39.19% të votuesve, dhe totali i votuesve është  2.7 milionë.

Nga 39.19 % i bie që në Shqipëri kanë ardhur rreth 400 mijë shqiptarë pë të votuar.

Pra nuk qëndron si term, dhe ky informacion nuk po jepet qëllimisht i saktë sepse duan të ulin ritmin e rebelimit. Edhe aty ku votova, kutia ishte plot por thonin që nuk ka votues”, ka thënë Progni.

Të fundit