All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Statistikat/ Qytetarët zgjedhin transportin ajror, në maj mbi 1600 fluturime

Statistikat/ Qytetarët zgjedhin transportin ajror, në maj mbi 1600
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

Numri i fluturimeve në muajin maj është rritur me 7.3 herë krahësuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kështu raporton INSTAT dhe bën me dije se muajin maj të 2021-it, numri i fluturimeve është 1.610.

Ndërsa ai i pasagjerëve është 152.842, duke u rritur 21,9 herë, krahësuar me majin e kaluar. Sa i përket krahësimit në bazë të pesëmujorit të parë të këtij viti me atë të 2020-ës, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është ulur me 5,9 %.

All - Paragraf - 3

Edhe krahasuar me mesataren e muajve maj për periudhën 2018-2020, numri i fluturimeve është rritur me 3,6 %. INSTAT shton se në maj numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja detare është 36.406 pasagjerë.

Me majin e 2020-ës, ky tregues është rritur 6,2 herë dhe për periudhën 2018-2020, është ulur me 50,3 %.

Në muajin majtë këtij viti, INSTAT thotë se transporti ajror i pasagjerëve zë 80,5 % të të gjitha llojeve.

Statistikat/ Qytetarët zgjedhin transportin ajror, në maj mbi 1600

Të fundit