Flash News

E-TJERA

"Statusi i minatorit"/ Sindikata 'në kërkim' të 20 mijë firmave, ndalet në Kukës: Jemi të zhgënjyer! Po humbin shumë jetë

"Statusi i minatorit"/ Sindikata 'në kërkim'
Në foto: Mbledhja e firmave në terren nga Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës është ndalur sot në Kukës, teksa vijon rrugëtimin e mbledhjes së 20 mijë firmave nga qytetarë dhe ish-minatorë, për një peticion që pritet t’i drejtohet qeverisë dhe parlamentit për 'Statusin e Minatorit'.

Pavarësisht premtimeve politike ndër vite, Statusi i Minatorit nuk ka gjetur ende zbatim në praktikë, duke mbetur kështu një shkresë në letër.

Përfaqësuesi i sindikatës dhe minatorve në Bulqizë, Beqir Duriçi, tha se statusi është shpresa e madhe e minatorëve. Ndërsa kërkesat që shtrojnë përmes këtij peticioni janë, sigurimi i jetës për minatorët, rritje e pagave dhe përftimeve.

“Ky është një nga sektorët më të vështirë. Jemi zhgënjyer nga sindikatat e vjetra prej vitesh. Është sigurimi i jetës në rast humbje dhe lidhja e pensionit të familjes. Po humbin shumë jetë dhe përgjegjësitë po i marrin viktimat. Tjera është rritja e pagave”, është shprehur Duriçi.

Kujtojmë se, Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, prej disa ditësh ka nisur peticionin për mbledhjen e 20 mijë firmave në mbarë vendin, për t’i kërkuar Kuvendit miratimin e statusit të minatorit.

Të fundit