Flash News

E-TJERA

Statusi i PD-së në gjykatë, sot mbahet seanca e radhës në Gjykatën Civile të Tiranës

Statusi i PD-së në gjykatë, sot mbahet seanca e radhës

Sot në mesditë pritet të mbahet në Gjykatën Civile të Tiranës seanca e radhës për çështjen e PD .

Në seancën e fundit, Gjykata Civile ka legjitimuar si palë të tretë, PD e drejtuar nga Sali Berisha, në procesin gjyqësor për regjistrimin e ndryshimeve statutore që u bënë në të ashtuquajturin Kuvendin Kombëtar që u mbajt më 2 shtator të këtij viti.

Palë në proces u legjitimuan përfaqësuesit e Berishës, Çlirim Gjata dhe Franc Nuri.

Pas njohjes së tyre si palë në proces, Çlirim Gjata kërkoi pezullimin e seancës gjyqësore deri sa Gjykata e Lartë të shprehet për rekursin që përfaqësuesit e Berishës kanë depozituar për çështjen e logos dhe të vulës, ku Apeli i Përgjithshëm e ktheu në shkallë te parë.

Gjata më herët është shprehur se pala e tij është thirrur si palë e tretë, me emrin Partia Demokratike e Komisionit të Rithemelimit.

Gjata deklaroi se dhënia e autorizimit është problem politik i brendshëm i një partie dhe nuk ka lidhje me gjyqin e sotëm, ndërsa shtoi se kush është Komisioni i Rithemelimit është vendosur nga Kuvendi i 11 dhjetorit me urdhër të gjyqtarit Agron Zhukri.

Sa i përket pretendimit për personalitetin juridik, Gjyqtari Niko Rrapi tha në seancën e 25 tetorit se gjykata është shprehur edhe më parë për thirrje të palës së tretë, (Rithemelimit dhe Bardhit).

Seanca e sotme është vendosur të mbahet në orën 15:00.

Të fundit