Flash News

E-TJERA

Statuti i PD, Ristani: Nuk synon të bëjë ndryshime të qenësishme, Basha Kolltukofag që ngjitet pas pushtetit

Statuti i PD, Ristani: Nuk synon të bëjë ndryshime të

Arben Ristani, ish-Sekretar i Përgjithshëm në PD ka komentuar propozimet tek ndryshimet statutore në PD.

I ftuar në Report Tv, Ristani thotë se statusi i propozuar nga kryetari, blindon rregullin e mosmbajtjes së përgjegjësisë së PD-së për zgjedhjet dhe synon kthimin e PD në një ndërmarrje private të Bashës.

“Përgjigja gjendet tek qëllimet për të cilat po mblidhet ky Kuvend i jashtëzakonshëm. Nuk është një kongres i jashtëzakonshëm. Nuk synon që të bëjë ndryshime të qenësishme në PD. Është një kongres që pasi u zgjodh kryetari i partisë synon që të mbyllë proces politike, shpejt e shpejt dhe të realizojë synime e tij që është kthimi i PD në një ndërmarrje private të kryetarit të PD.

Ky është qëllimi dhe në funksion të këtij qëllimi janë pikërisht dhe këto që ndodhin. Një statut i cili blindon rregullin e mosmbajtjes së përgjegjësisë për humbjet e PD. Një statut i cili forcon kompetencat e kryetarit'- tha Ristani.

Ristani ironizoi Bashën, duke e krahasuar me një fabul të Fan Noli, ku sipas tij luftëtarit duhet që t'i presësh dorën apo kokën që të shkëputet nga anija, ndërkohë që shton se kjo ngjan më kolltugofagët tanë, së ngjiten pas pushtetit e nuk shkëputen.

'PD ka ndërruar disa kryetarë, do të ndërrojë të tjerë. Pavarësisht e kryetari jonë i ngjan asaj fabulës së Nolit, ku luftëtari kapet pas anijes dhe duhet ti prisje duart apo kokën, që të shkëputej nga anija, dhe Noli thoshte se kjo i ngjan kolltukofagëve. Kjo është fabula e Nolit, por këto kolltukofagët tanë kështu ngjiten pas pushtetit dhe nuk shkëputen. Për herë të parë ndodhemi për herë të tretë në opozitë. Arma jonë e vetme është vetëm fjala. Detyra jonë është ta themi.'- tha më tej Ristani.

Duke u ndalur tek propozime tek ndryshimet statutore në PD, Ristani tha se propozimet e Bashës nuk do të sjellin asnjë ndryshim, ndërkohë që propozimet e Fatbardh Kadillit, ndryshonin në thelb funksionimin e partisë.

'Ky duhet të jetë një kongres ndryshimi. Axhenda e kongresit është njohja e anëtarëve të kongresit, me ndryshimet statutore dhe rizgjedhjen e Këshillit Kombëtar. Një nga kryetari i partisë, një nga Harxhi dhe një nga Kadilli. Marrim rastin e kryetarit, i cili do të zgjerojë kryesinë, të shtojë kryesinë edhe me disa figura politike që gabimisht ishin jashtë kryesisë. A është ky një ndryshim thelbësor? Ky zgjerim nuk sjellë ndonjë gjë të re, nuk meriton një kongres të jashtëzakonshëm për të bërë këtë lloj vendimi.

Po përgatitet një kongres i jashtëzakonshëm dhe duhet t'u themi demokratëve një gjë të madhe. Pra demokratët që thirren në Kuvend duhet të jenë të përgatitur. Ka propozime alternative. Propozimet e Kadillit janë propozime që ndryshojnë në thelb funksionimin e partisë. Ka propozime sesi menaxhohet PD, ka ndryshime që kanë të bëjnë me mënyrën sesi përdoren financat. Ka ndryshime thelbësore.'-tha Ristani.

 

Të fundit