Flash News

E-TJERA

Statuti i PD, shtyhet seanca gjyqësore më 3 nëntor

Statuti i PD, shtyhet seanca gjyqësore më 3 nëntor

Seanca gjyqësore për statutin e Partisë Demokratike është shtyrë më 3 nëntor.

Përfaqësuesi ligjor i grupimit të Bashës, Indrit Sefa kërkoi dokumentacionin e paraqitur në këtë gjykim nga pala e legjitimuar. Nga ana tjetër, Marash Logu, përfaqësues i Gazment Bardhit, tha se Këshilli Kombëtar ka kërkuar të mos legjitimohet në krye të PD, Lulzim Basha.

“Ligjshmëria dhe kushtetushmëria e këtij gjykimi cenon një tjetër gjykim dhe një tjetër padi në gjykatë, e bërë nga Këshilli Kombëtar i PD, i bërë në korrik, 2023, afërsisht dy muaj përpara se pala kërkuese të kërkonte regjistrimin e ndryshimeve statutore.

Këshilli Kombëtar ka kërkuar të mos legjitimohet në krye të PD, Lulzim Basha. Në këto kushte, duke qenë përballë një kërkese për të cilën është ngritur padi, atëherë do jemi përballë dy gjykimeve që përplasin njëra tjetrën”, tha ai.

 

Të fundit