Flash News

E-TJERA

'Sterilizimi'/ Beqaj kundër drejtësisë, kërkon rrëzimin e vendimit të gjyqtares

'Sterilizimi'/ Beqaj kundër drejtësisë, kërkon

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka dalë sot para gjykatës për çështjen e njohur si “Sterilizimi”, ku ai përballet me akuzën për shpërdorim detyre. Gjatë fjalës së tij, Beqaj hodhi poshtë akuzat dhe kërkoi pushimin e menjëhershëm të çështjes.

“Flitet për sterilizim, por në fakt kemi të bëjmë me instrumente kirurgjikalë, sterilizimi është vetëm një aspekt,” tha Beqaj para trupit gjykues.

Beqaj theksoi se kjo çështje është hetuar më parë nga Prokuroria e Tiranës dhe është pushuar në vitin 2016 nga prokurori Endrit Bimi.

“Ky procedim nuk duhej të niste fare. SPAK nuk gjeti asnjë shifër që të më akuzojë për vjedhje, por më parkoi te 'shpërdorimi i detyrës', një vepër që Italia e ka hequr nga Kodi Penal,” u shpreh ai.

Në mbrojtjen e tij, Beqaj lexoi direktiva të Bashkimit Europian dhe ligje që mbrojnë të drejtat e të akuzuarve, duke argumentuar për shkelje procedurale.

“Kërkoj të shpallet i pavlefshëm vendimi i gjyqtares Davidhi dhe të pushohet menjëherë çështja,” deklaroi ai.

Procesi gjyqësor pritet të vijojë me shqyrtimin e kërkesave të palëve dhe provave në dosje.

Të fundit