Flash News

E-TJERA

Sterilizimi/ KLSH: Për të njëjtën tipologji kirurgjikale ka përdorim të seteve të ndryshme

Sterilizimi/ KLSH: Për të njëjtën tipologji kirurgjikale ka

Audituesja e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Beunilda Zenelaj, ka dhënë dëshminë e saj në lidhje me ndërhyrjet kirurgjikale të kryera gjatë vitit 2022, në tre llojet e spitaleve, universitare, rajonale dhe bashkiake.

Gjatë Komisionit të Sterilizimit dhe Check-Up, sipas Zenelaj, auditit, ka rezultuar se ka niveli të lartë të deviacioneve, ku për të njëjtën tipologji kirurgjikale përdoren nivele të ndryshme të kompleksitetit të seteve.

Në dëshminë e saj audituesja e KLSH Beunilda Zenelaj iu referua sterilizimit.

Ajo tha se për ndërhyrjet kirurgjikale të kryera gjatë vitit 2022, në tre llojet e spitaleve, universitare, rajonale dhe bashkiake, ka rezultuar se ka përdorim të seteve të ndryshme për të njëjtën tipologji kirurgjikale:

-Në 15 mijë e 339 raste në Spitalet Universitare;

– ⁠në 8 mijë e 708 raste në Spitalet Rajonale dhe

– ⁠në 55 raste në Spitalet Bashkiake.

Niveli i lartë i deviacioneve, ku për të njëjtën tipologji kirurgjikale përdoren nivele të ndryshme të kompleksitetit të seteve:

– 52 % të rasteve në spitalet universitare

– 48.5 % të rasteve në spitalet rajonale

Kjo tregon mangësitë në përfshirjen e kirurgjive sipas tipologjisë, lpojit të seteve, gjë e cila shoqërohet me rritje të shpenzimeve referuar çmimeve sipas kompleksitetit të seteve.

Rikonfigurimi i tyre në vitin 2020, nuk ka minimizuar problematikën e evidentuar edhe në auditimin e mëparshëm të kryer nga KLSH”, tha audituesja e KLSH, Zenelaj.

Të fundit