Flash News

E-TJERA

Sterilizimi/ Lala: Rjepaj dhe biznesmeni ishin shokë shkolle, ja si i mashtronin institucionet

Sterilizimi/ Lala: Rjepaj dhe biznesmeni ishin shokë shkolle, ja si i

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga hetimet e SPAK për koncesionin e sterilizimit.

E ftuar në News 24, Lala tha se biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministri Klodian Rjepaj, të cilët u arrestuan sot, mashtronin institucionet duke mos deklaruar se ata njiheshin më herët, pasi kishin qenë shokë shkolle.

Lala shtoi se brenda qendrës spitalore u ngrit një qendër sterilizimi e cila nuk u vu kurrë në punë. Ajo tha se u ngrit edhe një kredi nga titullarët e cila iu vu në dispozicion Ilir Rrapajt.

“Hetimi ka nisur tre vite me parë në bazë të një kallëzimi nga nisma ‘Thurje’. Më herët Prokuroria e Tiranës si kishte dyshuar hetimet duke pretenduar se nuk ka pasur shkelje në rastin e zotit Rjepaj, i cili është pyetur nga Neës24 më parë, por refuzoi të përgjigjej. Rjepaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve.

Rjepaj dhe Rrapaj nuk kanë deklaruar se nuk kanë pasur njohje të mëparshme me njëri-tjetrin apo konflikt të mëparshëm. Ata kanë qenë shokë shkolle dhe kryenin udhëtime bashkë. Rreth dy vite më parë Neës24 zbuloi se mjekëve u ishin dhënë urdhër të mos kishte operacione pasi ishte tejkaluar buxheti. Ndërkohë skandali ishte më i madh. Ata deklaruan në vitin 2016 se ishte e rëndësishme dhënia e këtij koncesioni, ndërkohë problematika nisi më vonë. Sakaq, u vu në dispozicion një qendër e re sterilizimi, por nuk u vu në punë. U ngrit e kredi nga titullarët e institucionit. Iu vu në dispozicion Ilir Rrapos i cili ishte mik me Rjepaj dhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja”, u shpreh Lala.

Të fundit