Flash News

E-TJERA

Sterilizimi/ Lala tregon çfarë pritet të sjellë shtatori për Beqjan

Sterilizimi/ Lala tregon çfarë pritet të sjellë shtatori

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje të reja nga hetimet për koncesionin e sterilizimit.

E ftuar në News 24, Lala tha se në fillim të muajit shtator pritet që ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja të merret në pyetje.

Gazetarja tha se për çështjen e sterilizimit janë kryer hetime për tre vite, ndërsa lihet të kuptohet se kontrata koncesionare ishte paracaktuar nga Beqja.

“Për këtë çështje janë dashur tre vite hetime. Si e kam lexuar unë këtë dosje? Beqja del si një ish-ministër që ka pasur dijeni për çdo gjë që ka ndodhur. Ngjan si person që ka promovuar i biznesit të Ilir Rapos, kjo sipas interpretimit të gjykatës. Kjo pasi Beqja, Rjepaj dhe Rrapaj kanë udhëtuar në drejtim të Italisë, më pas Rrapaj shkoi drejt Kosovës. Të lihet të nënkuptohet se kontrata koncesionare ishte paracaktuar nga ish-ministri i Shëndetësisë.

Në fillim të muajit shtator pritet që të pyetet Beqja në lidhje me udhëtimet. Gjykata e Posaçme e orienton Prokurorinë për të kryer hetime të thella. Gjykata po ashtu ka orientuar dhe katër ish-zyrtare/ zyrtarë të tjerë që mund të kenë vepër penale. Mendoj se kjo çështje duhet të shkojë më larte dhe titullari është Beqja. Bëhet fjalë për një koncesionet më të shtrenjta në shëndetësi. Për mua ky koncesion nuk është hetuar mirë. Deri më tani kemi veprën penale ‘Shpërdorim Detyre’, por nuk përmendet vepra penale ‘Korrupsion’”, u shpreh Lala.

Të fundit