Flash News

E-TJERA

Sterilizimi/ Sula: Të dalë para drejtësisë çdokush që ka abuzuar me ligjin! Mazhoranca plot skandale

Sterilizimi/ Sula: Të dalë para drejtësisë çdokush

Deputeti demokrat, Dashnor Sula ka komentuar hetimin e SPAK lidhur me koncesionin e sterilizimit në Ministrinë e Shëndetësisë.

Në një intervistë për Report Tv Sula thotë se kushdo që ka bërë korrupsion, do duhet të vihet para drejtësisë nuk ka rëndësi forca politike.

“S’më intereson majtas apo djathtas, kush ka futur duart në korrupsion të shkojë para drejtësisë. Unë nuk vë gishtin para kryeministrit ti them ti ke vjedhur por ku ka indicie s’ka nevojë për të majtë apo të djathtë, duhet të dalin para drejtësisë. Kushdo qoftë kush i bën një grim presion SPAK-ut ti vijë turp.

Dhe vetë SPAK ka për t’u pastruar nga gjyqtarë e prokurorë që janë në brendësi siç u kap ai i Kukësit për shembull.  Nëse këto skandale të mazhorancës do i kishte bërë e djathta s’do kishim zgjatur 24 orë.”- thotë Sula.  

 

Të fundit