Flash News

E-TJERA

Stjuardesa ndërroi jetë pas atakut kardiak, reagon kompani “Air Albania

Stjuardesa ndërroi jetë pas atakut kardiak, reagon kompani “Air

Një stjuardesë 24-vjeçare e “Air Albania” ndërroi jetë pas një ataku kardiak disa ditë më parë gjatë një fluturimi për në aeroportin Stansted.

Për vdekjen e 24-vjeçares ka reaguar kompania “Air Albania”. Në një reagim kompania shkruan se 24-vjeçarja Greta Dyrmishi pësoi atak kardiak dhe pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk ka mbijetuar.

Kompania i ka shprehur ngushëllime familjes së 24-vjeçares.

Reagimi:

Më 21 Dhjetor, pasi zbritëm të gjithë udhëtarët e fluturimit drejt Londrës, një nga anëtarët e ekipit të kabinës, Greta Dyrmishi pësoi atak kardiak.

Edhe pas të gjithë asistencës mjekësore të ofruar në moment, ne përsëri e humbëm. Air Albania ka kontaktuar familjen e saj që në momentet e para dhe vazhdojmë të jemi pranë tyre në këto momente të vështira.

Në respekt të Gretës dhe familjes së saj, ne vendosëm ta ndajmë lajmin me publikun në momentin më të përshtatshëm.

Ne do ta kujtojmë gjithmonë Gretën si një profesioniste të pasionuar, një bashkëpunëtore të shkëlqyer dhe mikeshë shumë të mirë të të gjithëve ne.

Me besimin se ajo sot gjendet mes mëshirës së Zotit, Air Albania do të vazhdojë t’i qëndrojë pranë familjes.

 

Të fundit