Flash News

Bota

Stoltenberg: NATO ‘po monitoron’ nga afër Rusinë, gati të ndërhyjmë në rast sulmi

Stoltenberg: NATO ‘po monitoron’ nga afër Rusinë, gati

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi sot në një konferencë për shtyp se NATO po e monitoron Rusinë "nga afër".

Deklarata e Stoltenberg vjen pasi Finlanda konfirmoi zyrtarisht se do të aplikonte për t’u bërë anëtare e NATO-s, raporton BBC. Pritet që edhe Suedia të dalë me një vendim për aplikimin për anëtarësim në NATO.

Stoltenberg tha se NATO po ndjek "nga afër atë që po bën Rusia" dhe është e gatshme të veprojë nëse fillon ndonjë sulm ndaj anëtarëve të NATO-s.

Shefi i NATO-s tha se anëtarësimi i mundshëm i Finlandës dhe Suedisë ka rëndësi për aleancën dhe do të shqyrtohen mundësitë për të ofruar sigurinë në rajonin Baltik.

Të fundit