Flash News

E-TJERA

Strakosha para sfidës me Serbinë: Kemi një ëndërr, duam t’i gëzojmë tifozët me fitore

Strakosha para sfidës me Serbinë: Kemi një ëndërr, duam

Në prag të një prej sfidave më të ndjeshme dhe më të shumëpritura të Kombëtares shqiptare, portieri Thomas Strakosha ka ndarë mendimet e tij për atmosferën në ekip, rëndësinë e përballjes ndaj Serbisë dhe mesazhin e tij për tifozët kuqezi. Me një ton të qetë dhe të përqendruar, gardiani i portës kuqezi thekson se kjo sfidë nuk është një provë personale, por një test kolektiv për të gjithë skuadrën, ndërsa tregon respekt për emocionet e tifozëve pa humbur fokusin tek objektivi final: kualifikimi për në Kupën e Botës 2026. Në këtë intervistë, Strakosha flet edhe për cilësitë e kundërshtarit, forcën e grupit shqiptar dhe domosdoshmërinë për të mësuar nga gabimet e së kaluarës.

Përballë do të kemi një kombëtare shtatlartë, si e shikoni këtë provë në aspektin personal?

Nuk e shikoj personalisht, por si provë e gjithë grupit. Edhe ne kemi cilësi dhe e dimë që do ta përballojmë mirë Srbinë.

Si po e përjeton grupi këtë ndeshje, sepse nuk është si gjithë ndeshjet e tjera?

Deri tani po shikoj që çunat janë përgatitur mirë me emocione si në çdo ndeshje, ndërsa për tifozët është ndryshe. Duam t’i gëzojmë të gjithë tifozët me një fitore.

A keni një mesazh të veçantë për tifozët?

Tifozët e kanë treguar se nuk është një ndeshje siç kemi luajtur gjithmonë, por ne e shohim vetëm nga ana sportive, vlen tri pikë si ndeshje e tjera. Ne duam të shkojmë në botëror dhe duam ta realizojmë këtë ëndërr. Çdo shqiptar na ka mbeshtur nga Andorra, në Serbi e Angli, thirrje të veçantë nuk kam, por ndiej respekt për çdo tifoz të kombëtares.

U druheni goditjeve standarde?

E di që janë shumë të mirë, por rëndësi ka që të jemi të përqendruar dhe të mos vijnë topa në zonë. Kemi fituar përvojë në ndeshjet e Europianit, i dimë gabimet dhe tona do të bëjmë gjithçka të mos i përsëritim.

Cilin element nga ekipi kundërshtar do të veçonit?

Nuk dalloj ndonjë lojtar të vecantë të Serbisë, e kemi përgatitur ndeshjen jo për lojtarë të veçantë, por si grup.

Të fundit