Flash News

E-TJERA

Strakosha rezulton pozitiv me COVID, ekipi i Lazio-s nën akuza për manipulim testesh

Strakosha rezulton pozitiv me COVID, ekipi i Lazio-s nën akuza për
Thomas Strakosha

Portieri shqiptar i ekipit të Lazioz, Thomas Strakosha, ka rezultuar pozitiv me COVID-19, duke u bërë lojtari i dytë i Kombëtares i infektuar.

Sipas mediave italiane, dy shokët e tij të skuadrës Lukas Leiva dhe Çiro Imobile, kanë rezultuar negativë në testin e fundit, teksa bëhet me dije se këto analiza janë kryer me kërkesë të Prokurorisë së Romës.

Historia e tamponëve të Lazio-s është kthyer në një nga çështjet kryesore të mediave italiane, pasi klubi dhe laboratori “Futura Diagnostica” akuzohen se kanë manipuluar rezultatet e analizave për COVID-19.

Për më tepër thuhet se në analizat e fundit të ditës së premte nga ky laborator, Strakosha, Leiva dhe Imobile kishin rezultuar negativë.

Futbollistët janë kritikuar pasi nuk kanë respektuar protokollin shëndetësor në kohën pas infektimit me koronavirus, teksa Strakosha prej disa ndeshjesh nuk aktivizohej me Lazio-n.

Fillimisht, u mendua se ai ishte dëmtuar, por më pas mediat raportuan gjerësisht se ai së bashku me disa lojtarë të tjerë ishin infektuar me COVID-19.

Kujtojmë që Strakosha nuk është grumbulluar këtë muaj me Kombëtaren shqiptare.

Të fundit