Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Strategji, iniciativa konkrete dhe shkëmbime, zhvillimet në "Panairin e Energjisë"

Më datë 11 dhe 12 nëntor, u zhvillua në ambientet e Pallatit të Kongreseve, eventi më i madh dedikuar motorëve kryesorë të ekonomisë shqiptare. "Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër 2022" mblodhi personalitetet më në zë të industrisë, profesionistë të fushave, biznesmenë dhe aktorë vendimmarrës në fushën e energjitikës, ndërtimit e jo vetëm. Një ngjarje që do të ketë një impakt real, e gjitha në dobi të së ardhmes dhe zhvillimit të qendrueshëm.

Në ceremoninë e çeljes së panairit më 11 nëntor, drejtuesja e Iceberg Exhibition znj. Rafaela Rica theksoi rëndësinë e organizimit të të tilla eventeve dhe objektivat të cilat synohen të arrihen përgjatë dy ditëve dhe aktiviteteve të zhvilluara në kuadër të panairit.
"Adresimi i sfidave që paraqet koha, rritja e sektorit të energjisë dhe ndërtimit në Shqipëri, rritja e rrjetëzimit dhe marrëdhënieve me partnerë rajonalë dhe globale janë objektivat kryesorë të Panairit të Energjisë, Ndërtimit & Ekonomisë së Gjelbër 2022," pohoi znj. Rica.
Fjala përshëndetëse iu dha gjithashtu Z. Gjergji Simaku zëvendësministri në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Z. Simaku përgëzoi nismën e Iceberg Exhibition për të bashkuar dy industri si ajo e ndërtimit dhe energjiës në një event të vetëm, që sipas tij është dhe suksesi i këtij panairit, pika kyçe, e kthesës së madhe; bashkimi i fushës së ndërtimit me energjinë e rinovueshme. Z. Simaku u ndal gjithashtu dhe tek zhvillimet dhe strategjitë e qeverisë shqiptare së bashku me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, të ndërmarra prej vitit 2003, si prioriteti ndaj energjive të rinovueshme ndaj atyre fosile, diversifikimi i burimeve të energjisë etj.
Z.Genc Kojdheli, Drejtor i Përgjithshëm i Projekteve Strategjike dhe Investimeve të Huaja pranë Bashkisë së Tiranës, u ndal gjithashtu në zhvillimet strategjike dhe iniciativat që Bashkia Tiranë ka ndërmarrë e do të vazhdojë të ndërmarrë në këtë sektor.

Aktivitetet, si workoshopet, konferencat e jo vetëm ishin gjithashtu një vlerë e shtuar e këtij panairi, i cili shërbeu si platforma më e gjerë e komunikimit mes aktorëve kryesorë, institucioneve, shoqatave dhe kompanive private të sektorit të energjisë, ndërtimit dhe ekonomisë së gjelbër. Me një qasje rajonale duke u shtrirë dhe në Evropë, panairi dy-ditor mundësoi ndërveprimin mes prodhuesve dhe furnitorëve të teknologjive më inovative, produkteve dhe shërbimeve nga industritë e energjisë dhe ndërtimit.
Në kuadër të projektit "RE-SOURCES", Interreg IPA CBC zhvillua workshopin me temë: "Strategjitë e energjisë së rinovueshme në Shqipëri". Në këtë workshop mori pjesë një delegacion nga vendi fqinj Italia për te ndarë modelet që po aplikohen në vendin e tyre. Sfidat e reja me të cilat shoqëria e ditëve të sotme po përballet, si ndryshimet klimatike, konfliktet tregtare etj, kanë sjellë në vëmendje nevojën për diversifikimin e burimeve të energjisë, por jo vetëm. Fusha e ndërtimit gjithashtu nuk mbetet jashtë këtyre sfidave, duke bërë të lindë nevoja reale për zgjidhje më efiçente.
Projekti "RE-SOURCE" trajtoi këto sfida në zonën e Adriatikut Jugor, me objektivin për të promovuar efiçencën e energjisë së qëndrueshme dhe optimizimin e burimeve të lidhura me Industrinë 4.0 në nivel ndërkufitar, edhe nëpërmjet ripërdorimit të energjisë. Në veçanti, projekti e përmbushi këtë objektiv përmes organizimit të një prej seminareve organizuar në Shqipëri me 6 sesione, dhe një tjetri në Pulia, me qëllim shkëmbimin reciprok të njohurive dhe përvojës lidhur me këtë problematikë.

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal organizoi gjithashtu konferencen me titull "Potenciali i ekonomisë qarkulluese për bizneset në rajonin e Ballkanit Perëndimor : mundësitë, barrierat dhe praktikat e mira". Me pjesëmarrjen e aktorëve të rëndësishëm në panel si Qendra për Zhvillim Ekonomik, Teknologjik dhe Mjedisor Sarajevë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë etj. synimi ishte të vendosej theksi tek avantazhi konkurrues që kanë kompanitë në rajon ne aplikimin e elementeve qarkullues. Në të njëjtën kohë, tranzicioni drejt modeleve të ekonomisë qarkulluese pengohet nga legjislacioni aktual “linear”, tregjet, mjetet dhe praktikat e investimeve. Paneli i konferencës u fokusua në mundësitë dhe barrierat për rritjen e qarkullimit të ekonomive rajonale, si dhe praktikat e mira qarkulluese, që tashmë ekzistojnë brenda rajonit.
Gjatë ditës së dytë të panairit pati gjithashtu disa prezantime teknologjish të ndryshme ashtu sikurëse Albesol dhe Schneider Electric prezantuan teknologjinë inovatore Sm AirSET për herë të parë. Studentët, të diplomuarit dhe profesionistët e rinj, në kuadër të Ditës së Karrierës mësuan më shumë rreth vendeve të punës dhe mundësive të karrierës në industrinë e energjisë dhe ndërtimit.
Sektori i energjisë dhe ndërtimit janë dy prej motorëve kryesorë të ekonomisë në Shqipëri, ndaj "Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër 2022" erdhi si eventi më i madh dhe më i rëndësishëm për bizneset dhe profesionistët në këto sektorë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43