Flash News

E-TJERA

Kultivimi i kanabisit në Shqipëri, strategjia e re e trafikantëve për t’iu shmangur kontrolleve nga ajri

Kultivimi i kanabisit në Shqipëri, strategjia e re e trafikantëve

Kultivimi i kanabisit vijon të mbetet një fenomen shqetësues në vendin tonë. Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve për të luftuar këtë aktivitet të paligjshëm, mbjellja e bimëve narkotike është evidente.

Madje, kohët e fundit vihet re një ndryshim në mënyrën e rritjes së bimëve narkotike.

Burime pranë policisë thanë për A2 se një pjesë e mirë e kultivuesve kanë filluar të aplikojnë rritjen e kanabisit në magazina apo ambiente të përshtatura duke iu shmangur kësisoj fluturimeve të Guardia di Finanza, të cilat vijojnë të monitorojnë nga ajri.

Sipas këtyre burimeve, kontrollet në terren kanë qenë mjaft të vështira kjo për shkak të mungesës së informacioneve, por edhe mjaft rasteve të bashkëpunimit të strukturave lokale, ndërsa mënyra e kultivimit të narkotikëve në sera ka ndikuar në rritjen e prodhimit.

Sipas të dhënave statistikore, për vitin 2020 në prokurori u referuan 17.8% procedime më shumë se në 2019, ndërsa rritje me 5.35% u vu re edhe në dosjet që u dërguan në gjykatë për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, si dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.

Më problematike, situata paraqitet në Krujë, që përbën dhe 24% të procedimeve të referuara në prokurori e ndjekur më pas nga Tirana me 20%. Për 5-mujorin e këtij viti policia e Shtetit bëri me dije se monitorimi, krahas ambienteve të hapura kryesisht në zona të thella pyjore është fokusuar në ambiente të mbyllura. Qarqet në të cilat po ushtrohen kontrolle të imtësishme janë Tirana, Durrësi, Vlora, Fieri dhe Elbasani.

 

Të fundit