Flash News

E-TJERA

Strategu i fushatës së Trump: Taktikat e Ramës intimiduese dhe korruptive

Strategu i fushatës së Trump: Taktikat e Ramës intimiduese dhe

Startegu i fushatës të presidentit Donald Trump, Chris LaCivita i cili do të jetë edhe drejtues i fushatës së PD në zgjedhjet e 11 Majit ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend.

Në një intervistë për Syri tv, ai u pyet nëse e ka studiuar mirë terrenin shqiptarë p[ara se të merrte përsipër të bënte fushatën e opozitës, LaCivita u shpreh se ka informacion mjaftueshëm mbi gjendjen aktuale të politikës në Shqipëri. 


Ai u shpreh objektivi kryesor i fushatës në zgjedhje është që të mos manipulohet vota, ndërsa u shpreh optimist se opozita mund ti fitojë zgjedhjet parlametare të 11 Majit.

LaCivita:  LaCivita: Po, patjetër që jemi të njohur me situatën dhe disa prej taktikave që aplikon kryeministri aktual, të cilat nuk janë shumë dhe mund të mbështeten tek intimidimi, dhe tek korruptimi. Por këto aspekte nuk më frikësojnë mua, nuk më intimidiojnë aspak. Përkundrazi, na bëjnë më të vendosur, që të duam të kthejmë shumë votues drejt mbështetjes për Berishën. Dhe nuk do të kenë shanse që t’i vjedhin. Ne në Amerikë më Donald Trumpin, e quajtëm manipulimi... pamundësia për të manipuluar votën, pra, këtë duam të realizojmë edhe këtu. Kur njerëzit të shohin dallimet, në krahasim me atë çka kanë atje, dhe me atë që mund të kenë, patjetër që do të votojnë për opozitën. Patjetër që do të votojnë për Berishën. Sepse ai mund, dhe do të fitojë.

Të fundit