Flash News

E-TJERA

Strehimi i afganëve, Kim: Mësim që bota duhet ta mësojë nga ky vend i vogël

Strehimi i afganëve, Kim: Mësim që bota duhet ta mësojë

Ambasadorja e SHBA e akredituar në Tiranë, Yuri Kim deklaron se Shqipëri i dha një mësim botës me strehimin e afganëve.

Teksa mbajti një fjalim në festivalin e Kulturës ‘Izrael -Shqipëri’, Kim tha se nëse një ditë do të jetë edhe ajo vetë në vështirësi, do të strehohet në Shqipëri.

Në situata kur bota kalon në momentet që duhet të mbajë shënime, shqiptarët janë të gatshëm të ofrojnë bukë, kripë e zemër. Jam krenare që ndodhem në mesin tuaj, por gjithashtu e di si një qenie njerëzore. Nëse do të rastis ndonjëherë që të jem në vështirësi e di vendin ku do të strehohem. Do të vij në Shqipëri. Këto janë mësime që bota duhet ti mësojë nga ky vend i vogël”, tha Yuri Kim.

 

Të fundit