Flash News

E-TJERA

Strehimi i afganëve në Shqipëri, eurodeputetja greke i kërkon ‘llogari’ Tiranës zyrtare: Sa do qëndrojnë?

Strehimi i afganëve në Shqipëri, eurodeputetja greke i

Eurodeputetja se Demokracisë së Re, Ana Mishel Asimakopulu ka kërkuar informacion urgjent prej Tiranës zyrtare, Këshillit të Europës dhe parlamentit europian, sesa do të jetë numri final i afganëve që do të strehohen në vendin tonë, ku do të strehohen, sa kohë do të qëndrojnë në territorin e vendit.

Eurodeputetja greke, e cila mban njëkohësisht edhe postin e zv-kryrtares së komisionit të tregtisë ndërkombëtare të BE, insiston të dije edhe nëse prania e tyre pritet të përkeqësojë të drejtat e minoritetit etnik grek që jeton prej vitesh nën “presionin” e autoriteteve shqiptare.  

Sipas saj, shqetësim mbetet nëse prania e tyre në Shqipëri, do të shtojë fluksin e imigrantëve që do të tentojnë të hyjnë në Greqi nëpërmjet kufirit dypalësh.


 

Të fundit