Flash News

E-TJERA

Strehimi i refugjatëve në Shqipëri, ish-ministrit: Ka mungesë të theksuar transparence

Strehimi i refugjatëve në Shqipëri, ish-ministrit: Ka

Ish-ministri i Drejtësisë Eduard Halimi, ka komentuar marrëveshjen e firmosur mes Shqipërisë dhe Italisë për strehimin e emigrantëve ilegalë në kampe brenda territorit shqiptar.

I ftuar në News 24, Halimi tha se ka një mungesë të theksuar transparence lidhur me këtë marrëveshje. Ai theksoi se çdo akord ndërkombëtar që nënshkruan vendi duhet të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe Konventat ku Shqipëria bën pjesë.

“Ka një mungesë të theksuar transparence lidhur me këtë marrëveshje mes dy vendeve. Çdo marrëveshje ndërkombëtare që nënshkruan vendi duhet të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe Konventat ku marrim pjesë. Nuk ka asnjë referencë juridike dhe ligjore. Ky protokoll ka pa përputhshmëri me aktet e së drejtës publike.

Emigracioni i paligjshëm drejt Italisë është shqyrtuar në Hagë dhe është marrë një vendim kundër Italisë në mënyrë unanime. Vetëm 3 muaj përpara ky vendim mori formë të prerë. Në marrëveshje nuk ka detaje. Ka shkelje të të drejtave të njeriut. Emigrantët nuk janë mallra, në momentin që futen në territorin e vendeve të KE-së, kanë të drejta të barabarta me ne. Atyre duhet t’u respektohen të gjitha të drejtat. Vendosja e këtyre personave në një kamp duhet bërë me vendim gjyqësor, jo me vendim qeveritar”, u shpreh Halimi.

Të fundit