Flash News

E-TJERA

Strehoi 63 të huaj në kushte të këqija, procedohet 56-vjeçari në Durrës

Strehoi 63 të huaj në kushte të këqija, procedohet

Policia e Durrësit ka nisur procedim penal ndaj një 56-vjeçari, pasi në ambientet e subjektit që ai administronte u gjetën të strehuar 63 shtetas të huaj në kushte të papërshtatshme higjienike.

Sipas njoftimit nga Policia e Shtetit, shtetasit e huaj, të kombësive të ndryshme, dyshohet se qëndronin në fshatin Vrrinë me qëllim trafikimin dhe punësimin e paligjshëm.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. M., 56 vjeç, banues në Durrës, i cili në fshatin Vrrinë, Durrës, në subjektin që ka në administrim, iu gjetën të strehuar në ambiente me kushte të këqija higjienike 63 shtetas të huaj, të kombësive të ndryshme, që dyshohet se qëndronin aty me qëllim trafikimin dhe punësimin e paligjshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të fundit