Flash News

E-TJERA

Stresi flet nga arratia: Pas protestës u largova nga Shqipëria me makinë varrimi

Stresi flet nga arratia: Pas protestës u largova nga Shqipëria me
Stresi ne diten e pare te protestes

Pasi u shfaq në krye të protestës në ditën e parë për vrasjen e Klodian Rashës, reperi Arkimed Lushaj i njohur si Stresi u shpall në kërkim nga policia.

Në një intervistë për Prive, Stresi ka treguar se si u largua nga Shqipëria , ku aktualisht ndodhet në Kosovë.

“Ishte shumë e vështirë se pas proteste janë dhënë urdhra që Stresi djali i Sali Lushës të merret në Drejtorinë e Policisë. Është shumë e vështirë me dal prej turme.

Kemi dal, jemi bllokuar në një vend, u futëm në një kafene, kur pamë që protestuesit u drejtuan të Drejtoria, e kemi dit që krejt forcat policore shkojnë aty. Kemi marrë një shok temin që punon me makinat e varrimit. Vetëm për të dalë nga protesta. Kemi shkuar deri në Laç me të. Aty pastaj drejt Kosovës. I përshëndes krejt çunat që më prunë në Kosovë’, tha reperi.

Të fundit