Flash News

E-TJERA

Stresi "godet" sërish nga arratia, publikon listën e borxheve dhe ka dy fjalë për Ramën

Stresi "godet" sërish nga arratia, publikon listën e

Reperi i njohur, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, prej disa muajsh ndodhet në arrati, pasi u shpall në kërkim nga uniformat blu si organizatori i protestave për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv i policisë.

Por, edhe pse është në arrati, ai është mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe në muzikë ku ka publikuar disa videoklipe gjatë kësaj kohe.

Së fundmi, Stresi ka publikuar në InstaStory një listë borxhesh dhe duket se është prekur nga gjendja e vështirë ekonomike e shqiptarëve.

Reperi e ka shoqëruar foton me një deklaratë të kryeministrit Edi Rama: ”Mandatin e tretë nuk po e kërkoja, sepse dua të rri me familjen, por po e bëj për Shqipërinë!”, ndërsa krahas saj, Stresi shkruan: “Lista e borxheve, e mjera Shqiperi ne 2021”.

Kujtojmë se Arkimed Lushaj njihet si një ndër artistët më kritikë ndaj qeverisë "Rama".

Stresi "godet" sërish nga arratia, publikon listën e

Të fundit