Flash News

E-TJERA

Stresi 'godet' shqiptarët: Puna dhe financat në krye të listës!

Stresi 'godet' shqiptarët: Puna dhe financat në krye të

Stresi vazhdon të jetë një sfidë e madhe për qytetarët e botës moderne, duke u ndikuar nga faktorë të ndryshëm si mënyra e jetesës, klimë, gjendja ekonomike dhe shëndeti. Një raport i publikuar nga revista Ceo Magazine World ka shqyrtuar nivelin e stresit në 197 vende, duke nxjerrë në pah ndryshimet e mëdha midis tyre.

Sipas të dhënave, Shqipëria zë vendin e 84-t nga 197 shtete, duke treguar një nivel stresi afërsisht mesatar, shkruan Scan Intel. Raporti vlerëson stresin në katër fusha kryesore: puna, financat, marrëdhëniet sociale dhe familjare, si dhe shëndetin. Për shqiptarët, stresi më i madh lidhet me punën, i ndjekur nga shqetësimet financiare.

Në krahasim me vendet e tjera evropiane, shqiptarët raportojnë një stres më të lartë, ndërsa për Ballkanin niveli qëndron rreth mesatares. Mali i Zi dhe Serbia rezultojnë më pak të stresuar, duke u renditur përkatësisht në vendin e 75-t dhe 78-t, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina kanë një nivel stresi më të lartë se Shqipëria, në vendin e 89-t dhe 92-t.

Në skajin më të ulët, Monako del si vendi më pak i stresuar në botë për vitin 2025, falë jetës luksoze, mjedisit të qetë dhe mundësive të larta ekonomike. Pas saj renditen Lihtenshtajni, Luksemburgu, Zvicra dhe Irlanda, të gjitha me nivele të ulëta të stresit.

Në anën tjetër, vendet më të stresuara janë Burundi, Sudani i Jugut, Afganistani, Siria dhe Malavi, të cilat përballen me konflikte, vështirësi ekonomike dhe mungesë infrastrukture, duke rritur ndjeshëm shqetësimin e qytetarëve.

Ky raport ofron një pasqyrë të qartë të mënyrës se si faktorë të ndryshëm ndikojnë në stresin e popullsive dhe tregon se sfidat e përditshme ndryshojnë ndjeshëm nga vendi në vend.

Të fundit