Flash News

E-TJERA

Stresi kërcënon Ramën nga arratia: Dorëzo Ardi Veliun ose do të vijmë në Surrel

Stresi kërcënon Ramën nga arratia: Dorëzo Ardi Veliun ose do

Ndërsa deklaroi mëngjesin e sotëm se kishte mundur t'i shpëtonte arrestimit të policisë protesten  e djeshme dhe kishte mbërritur në Kosovë, Stresi kërcënoi nga arratia kryeministrin Rama.

Këngëtari i ka kërkuar kryeministrit të shkarkojë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliun, ndryshe do t'i shkojë në Surrel.

Gjithashtu, ai i ka bërë thirrje Shkodrës, Kukësit dhe Tropojës, të gjithë të ngrihen në protestë dhe të tregojne rezistencë.

 “Shkodra zemra jeme jeni ma të mirët. I bëj thirrje Kukësit, Shkodrës, Tropoja jeme cohuni sot o kurrë. Ne jemi nis se si do vijmë sot në Tiranë gjallë a vdek nuk e di por na pritni në protestë sot do jem aty 100%, me premtimin që ua dhashë me djemtë prej Kosove e Maqedonie. Rezistoni sa të vijmë edhe ne amaneti i Zotit mos u dorëzoni.

Shkodra, Tropoja, Vlora, Saranda, çohuni tanë se do vijmë sot, i bëj thirrje tanëve. Edi Rama dorëzo Ardi Veliun, mafiozin më të madh të historisë së Shqipërisë edhe të policisë dhe kupolës mafioze, nëse nuk e dorëzon kukullën tane ka me tu djeg edhe shpia jote në Surrel. Edi Rama dorëzo Ardi Veliun ose do vijmë në Surrel pasha këtë Zot”, shprehet Stresi.

Të fundit