Flash News

E-TJERA

Stresi paralajmëron Ardi Veliun: Ik deri të dielën ose do digjet Tirana në darkë

Stresi paralajmëron Ardi Veliun: Ik deri të dielën ose do digjet
Ne foto: Kengetari Stresi

Reperi Arkimed Lushaj i njohur si “Stresi” pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, i ka bërë një paralajmërim drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut. 

Stresi i kërkon Veliut dorëheqje deri të dielën ose siç shkruan ai, pas 72 orësh në darkë do të digjet Tirana.

Reperi thekson se nuk është as me PD e as me LSI-në, por me drejtësinë edhe pse sipas tij drejtësi nuk ka.

Stesi vazhdon të jetë në kërkim pasi mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetesise publike”, “ Shkaterrimit të pronës me zjarr” dhe” Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Statusi i plotë:

Jam rebel i lindur nuk jam go…e edi rames si alketa vejsiu si ermal mamaqi pergjegjsi man ardi veliu lleshi ka ik per tenderimin e uniformave Ardi veliu deri dielen ultimatium o do digjet tr 72 or te dielen darke do digjet tr do ikim dhe ne surrel po deshet kujdes ardi veliu ???? 72 ore ultimatum ose pyte fatmir xhafen???? Te dielen 00:00 do digjen karburantet . Sjam as me Pd As me Lsi -n jam me drejtesin po drejtesi nuk ka.

Stresi paralajmëron Ardi Veliun: Ik deri të dielën ose do digjet

Të fundit