Flash News

E-TJERA

Studentët bllokojnë rrugën para Ministrisë së Arsimit, policia thirrje për t'u shpërndarë

Studentët bllokojnë rrugën para Ministrisë së Arsimit,
Pamje nga protesta

Ashtu siç kishin lajmëruar një ditë më parë, studentët e universiteve kanë dalë në protestë para Ministrisë së Arsimit për të kundërshtuar mësimin online dhe masat e marra nga qeveria për zhvillimin e mësimit.

Ata shprehen se janë të papërgatitur për të vijuar mësimin online, teksa theksojnë se qeveria dhe Ministria e Arsimit kishin mjatueshëm kohë për t'i lajmëruar më parë studentët për këto masa.

Studentët theksojnë se mësimi online ju rëndon shumë në xhepat e tyre pasi ata kanë ardhur nga rrethet dhe kanë paguar qera për 3-6 muaj pasi qerdhënësit u kanë kërkuar paradhënie nga frika se do ketë një lock-doën të dytë.

Ata kanë kërkuar rimbursim të qerave dhe parave të paguara në konvikte, teksa theksojnë se kjo situatë i ka gjetur të papërgatitur edhe studentët e vitit të parë, të cilët nuk e kanë idenë se si zhvillohet mësimi në auditore duke qenë se vijnë direkt nga gjimanzi.

Studentët pretendojnë se jo të gjithë kanë mundësi të sigurojnë pajisje teknologjike për zhvillimin e mësimit online, ndërkohë që në mbështetje të tyre i janë bashkuar protestës edhe disa pedagogë.

Nga ana tjetër, policia ka lajmëruar studentët të shpërndahen për shkak të kushteve pandemike, teksa këta të fundit kanë refuzuar duke këmbëngulur për një zgjidhje nga ana e qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit.

Të fundit