Flash News

E-TJERA

Studentët ngrihen në protestë, paralajmërojnë organizim masiv: Kemi 3 kërkesa

Studentët ngrihen në protestë, paralajmërojnë organizim

Studentët e fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Sociale janë ngritur ditën e sotme në protestë. Ata kanë paralajmëruar se do të nisin organizimet në çdo fakultet dhe do t’i bashkohen protestës që mbahet prej disa ditësh para kryeministrisë.

Studentët shpalosën tre kërkesa për qeverinë dhe ministrinë e Arsimit. Ata u shprehën se janë një prej kategorive më të dëmtuara nga rritja e çmimeve. Studentët do të kërkojnë përmbushjen e kërkesave çdo ditë para kryeministrisë në orës 17.00.

“Vendi është përfshirë nga protestat për rritjen e çmimeve dhe taksave. Në nga shtresat që preken janë studentët. Në kemi protestuar gjithë kohën për tarifat, sidomos për të masterit. Sot do dalim me tre kërkesa bazike:

1-Përgjysmimi i tarifave për ciklin master

2- Zerim të tarifës për abonenë e studentit

3- Zgjedhje për përfaqësuesin e studentëve në bordin e administrimin

Ne kemi edhe një mesazh për qeverinë dhe ministrinë e Arsimit. Ne deklarojmë që ditën e nesërme fillojmë organizimet në çdo fakultet për t’iu bashkuar protestës kombëtare, çdo ditë në orën 17.00 para kryeministrisë”, tha një prej studentëve.

Të fundit