Flash News

E-TJERA

Studentët përsëri në protestë: Kush na garanton se pas një muaji nuk do vijojmë sërish me mësimin online

Studentët përsëri në protestë: Kush na garanton se pas

Ditën e sotme studentët kanë dalë përsëri në protestë para Ministrisë se Arsimit për të kundërshtuar vendimin për mësim online.

Ndryshe nga dje, studentët sot po respektojnë distancimin social, ndërsa bëjnë thirrje dhe për bojkotim të mësimit online.

“Është absurde të qëndrojnë restorantet e lokalet hapur e jo universitetet, atëherë po shkojmë në lokale. Kush na garanton se pas një muaji nuk do vijojmë sërish me mësimin online?” tha një prej tyre.

Studentët pretendojnë se jo të gjithë kanë mundësi të sigurojnë pajisje teknologjike për zhvillimin e mësimit online, ndërkohë që në mbështetje të tyre i janë bashkuar protestës edhe disa pedagogë.

Të fundit