Flash News

E-TJERA

Studentët protestë para ministrisë: 71% e degëve rrezikojnë mbylljen. Qeveria dështoi, të rinjtë po ikin

Studentët protestë para ministrisë: 71% e degëve

Një grup studentësh dolën mëngjesin e sotëm para ministrisë së Arsimit, ku zhvilluan një protestë simbolike për degët që rrezikojnë të mbyllen në univeristetet publike.

Sipas tyre 71.6% e degëve rrezikojnë të mbyllen sepse nuk plotësojnë as numrin minimal prej 10 studentësh. Një prej faktorëve që të rinjtë evidentuan për zbrazjen e univeristeteve ishte emigrimi masiv. Ata thanë se univeristetet publike po humbin rreth 3 mijë studentë çdo vit.

Më tej shtuan se të vetmet kuota që plotësohen janë të degëve të mjekësisë, pasi të rinjtë i shohin si mundësi për të ikur jashtë vendit.

Studentët thanë se kjo panoramë tregon qartazi deshtimin sistematik te politikave te ndermarra nga ministria, ndërsa shtoi se të rinjtë nuk po munden të hyjnë në tregun e punës.

“Gjate 4 viteve te fundit, jane larguar mesatarisht 8 studente ne dite, ose rreth 3 000 studente ne vit nga universitetet publike, të cilat po boshatisen cdo ditë e më shume. Renia e cilesisë së arsimit publik ka bere qe regjistrimiet ne to te ulen 11.3%, kjo shifer vetem ne 3 vitet e fundit.

Nepermjet vendimarjeve politike te cilat sistematikisht jane marre pa analize, sot nuk ka asnje tregues qe keto vendimmarrje te kene permiresuar arsimin perkundrazi ato kane penalizuar te rinjte shqiptar.

Sot duket se jemi futur ne rruge pa kthim, vazhdojne akoma vendimmarrjet politike te pa analizuara dhe vetem per te mbyllur gropat qe vete politika hap mbi sitemin arsimor. Besoj se te gjitheve ju kujtohet shpallja dhe trumpetimi i Programeve Prioritare te Studimit. 35 Programe te cilat tashme jane braktisur nga studentet do ti ofronin atyre nje burse mujore ne vleren e pages minimale.

Bazuar tek te dhenat e poralit UAlbania, i cili ka detyrimin te publikoje dhe beje transparent regjistrimet ne universitetet e vendit, 71.6% e programeve prioritare rrezikojne te mbyllen pasi nuk plotesojne numrin minimal prej 10 studentesh.

Ironia e fatit, eshte qe 4 nga keto 35 programe, jane mbyllur qe pa nisur ende implementimi i programit te bursave. Kjo panoramë tregon qartazi deshtimin sistematik te politikave te ndermarra nga MAS dhe eshte nje sinjal qe te rinjte nuk i preferojne keto programe pasi ata nuk e gjejne veten ne tregun shqiptar te punes dhe nuk i besojne ketyre politikave.

Nderkohe studentët vijojnë të orientohen drejt programeve të studimit që shërbejnë si “pasaportë” për të emigruar. Në programin e studimit infermieri janë ezauruar 92% e kuotave”, u shprehën studentët.

Të fundit