Flash News

E-TJERA

Studentja afgane e strehuar në Shqipëri: Nuk dua të qëndroj këtu, qëllimi im është një vend evropian

Studentja afgane e strehuar në Shqipëri: Nuk dua të qëndroj

Mëngjesin e së shtunës kanë arritur 154 afganë të tjerë të cilët janë strehuar në vendin tonë dhe po rrinë në "Qytet Studenti". Një studente e Mjekësisë nga Kabuli, e cila ka babanë gazetar, ka folur për EuroNews ku ka thënë se nuk ka dëshirë të qëndrojë gjatë në Shqipëri.

Gazetarja e pyet nëse do donte të qëndronte këtu meqenëse është mundësia për të qëndruar në Shqipëri, studentja tha që nuk dëshiron dhe se qëllimi i saj është të iki në një vend evropian.

“Jo, nuk dua të qëndroj këtu gjatë sepse daja im është në Angli dhe qëllimi im është të iki në një vend europian”, ka thënë studentja afgane.

Kujtojmë se të gjithë personat që do të mbërrijnë nga Afganistani, do t’iu sigurohet mbrojtje për një vit. Ata do të qëndrojnë në ambientet ku do të strehohen dhe lëvizjet e tyre do të jenë të kufizuara.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

Të fundit