Flash News

E-TJERA

Studentja shqiptare nga SHBA: Edhe amerikanët duan të mësojnë shqip

Studentja shqiptare nga SHBA: Edhe amerikanët duan të

Shqipja iu bashkua kurrikulës së gjuhës në Universitetin e Harvardit, i cili bëhet universiteti i vetëm i cili “flet” shqip. Tanimë Harvard-i do të ofrojë kurse në gjuhën shqipe.

Studentja shqiptare Elona Cosoviç me origjinë nga Mali i Zi, e lindur dhe e rritur në SHBA, tha se amerikanët dinë shumë gjuhë, por së fundmi duan të mësojnë edhe shqip.

Cosoviç tha për Euronews Albania se aktualisht prej hapjes së klasave të kursit që do të mësojnë shqip, janë dy nxënës, teksa ka pasur interes edhe nga amerikanët.

“Janë njerëz që dinë shumë gjuhë dhe duan të mësojnë edhe gjuhën shqipe. Shqiptarët po i shohin si njerëz të ndershëm që punojnë shumë. Ka shumë shqiptarë në Nju Jork, prindërit e mi flasin shumë mirë shqip, unë e kam pasur pak të vështirë me gjuhën”, tha ajo.

Të fundit