Flash News

E-TJERA

Studimi: 84% e fëmijëve shqiptarë nën 5 vjeç kanë nevojë për ndërhyrje dentare

Studimi: 84% e fëmijëve shqiptarë nën 5 vjeç

84% e fëmijëve të mitur kanë nevojë për ndërhyrje dentare, sipas një studimi të kryer tek fëmijët 5-12-vjeçare në vend.

E thënë ndryshe, 1 në 4 fëmijë në Shqipëri kanë probleme me dhëmbët, për shkak të kujdesit të ulët të shëndetit oral, raporton Top Channel.

Sipas studimit, të vegjël dhe të rritur, kujtohen të shkojmë tek dentisti vetëm kanë dhimbje dhe harrojmë kontrollet rutinë.  

Në një studim të bërë tek fëmijët jemi 5-vjeçare dhe 12-vjeçare shifrat nuk janë mirë. Pasi jemi shumë mbrapa jo vetëm vendeve të zhvilluara por edhe vendeve të rajonit”- shprehet Etleva Dobroniku,– presidente e shoqatës se stomatologëve.

Kujdesi për dhëmbët duhet fillojë që në shtatzëni dhe pasi lind foshnja, 6 muaj pas dhëmbit të parë duhet bërë kontrolli tek dentisti. Një infeksion në dhëmb mund të shkaktojë edhe patologji të tjera.

“Ka një florë të pasur bakteriologjikë e cila shpërndahet në sistemin kardiak , atë respirator dhe gastrointestinal”-shton Dobroniku.

Mjekët stomatologë  rekomandojnë  që  dhëmbët duhen larë pas çdo vakti por minimumi dy herë në ditë. Ndërkohë që furça e dhëmbëve duhet ndërruar çdo tre muaj.

 

Të fundit