Flash News


E-TJERA

Studimi: Gratë shtatzëna 70% më të rrezikuara ndaj infeksionit Covid-19

Studimi: Gratë shtatzëna 70% më të rrezikuara ndaj

Një studimi i ri ka zbuluar se gratë shtatzëna janë më të rrezikuara ndaj infektimit  me Covid-19. Studimi, i botuar në Revistën Amerikane të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë, deklaroi se rreziku për kontraktimin e koronavirusit është 70 për qind më i lartë në mesin e grave shtatzëna sesa në të rriturit me moshë të ngjashme në Uashington, Shtetet e Bashkuara.

Studiuesja Kristina Adams Waldorf nga Universiteti i Uashingtonit në SH.B.A. tha në një deklaratë: "Të dhënat tona tregojnë se gratë shtatzëna nuk e shmangnin infrktimin siç shpresonim që ta bënin”.

Për studimin, ekipi hulumtues përfshiu 35 spitale dhe klinika. Grupi identifikoi 240 gra shtatzëna që fituan betejën me Covid-19 nga marsi deri në qershor 2020.

Studiuesja kryesore Waldorf gjithashtu u kërkoi grave shtatzëna të diskutojnë rreziqet dhe përfitimet e vaksinimit me Covid-19 me mjekun e tyre para lindjes.

“Ne duam të përdorim informacione nga ky studim që të jemi më të përgatitur për pandeminë e ardhshme dhe të mos i lëmë gratë shtatzëna menjanë. Ata duhet të kenë një vend në tryezë kur bëhet fjalë për provat e vaksinave dhe caktimin e vaksinave", deklaroi ajo më tej.

Emily H. Adhikari, MD, Universiteti i Qendrës Mjekësore Jugperëndimore të Teksasit në Dallas, gjithashtu tha në një intervistë se gratë shtatzëna, të infektuara me Covid-19 janë në rrezik për lindje para kohe dhe humbje të shtatzanisë.

"Gratë shtatzëna mund të jenë gjithashtu në rrezik më të lartë për sëmundje të rënda dhe vdekje nga Covid-19 sesa gratë jo-shtatzënë në moshë të ngjashme," shtoi ajo.

Të fundit