All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Studim: Imuniteti i të vaksinuarëve me CoronaVac bie me 80%, nevojitet dozë e tretë; mjeku: Duhet kryer brenda nëntorit

All - Paragraf - 1

Studim: Imuniteti i të vaksinuarëve me CoronaVac bie me 80%, nevojitet

Personat mbi 60-vjeç që janë vaksinuar me CoronaVac kanë nevojë dhe për një dozë të tretë. Kjo është gjetja e një studimi në Kinë, të cilin e ka publikuar mjeku Ilir Alimehmeti në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale.

All - Paragraf - 3

Autorët e këtij studimi kanë konstatuar se, dy javë pas marrjes së dozave CoronaVac, 97.8% e personave kanë antitrupa neutralizues, por pas 6 muajsh vetëm 17.8%  vazhdojnë ta kenë këtë nivel antitrupash.

Pra imuniteti mbie me rreth 80% brenda 6 muajsh. Duke cituar studimin kinez, mjeku thotë se një dozë e tretë forcon imunitetin.

Ai shtopn se këto rezultate mund të ndihmojnë politikbërësit që të përcaktojnë nevojën dhe kohën e saktë të dhënies së dozës së tretë te të moshuarit.

Duke theksuar se Shqipëria ka vaksinuar kryesisht moshat e vjetra me CoronaVac në periudhën mars-prill-maj, mjeku thekson se këto gjetje duhet të çojnë në përdorimin e një doze të tretë CoronaVac.

Sipas tij, doza përforcuese do të duhet të ishte më mirë Pfizer ose AstraZeneca dhe të jepej brenda muajit nëntor, për të përballuar dimrin që pason me rritje të shifrave me Covid-19.

Të fundit