All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Studimi që ‘nxit’ emigrimin drejt Shqipërisë ka vetëm një arsye: gjumin!

All - Paragraf - 1

Studimi që ‘nxit’ emigrimin drejt Shqipërisë ka

Gjumi, thotë Shekspiri, është "pjata kryesore në festën e jetës dhe më ushqyesi". Një artikull i fundit i ‘Nature’, ka përshkruar studimin në rang global mbi kohëzgjatjen e gjumit.

All - Paragraf - 3

Artikulli vë në dukje tre faza të dallueshme tek ata që flenë në të gjithë botën dhe që korrespondojnë me moshën e rritur të hershme, të mesme dhe të vonë.

Mesatarisht, femrat flenë 7.5 minuta më shumë se meshkujt, sipas studimit. Një faktor që ndikon në kohëzgjatjen e gjumit është edhe gjeografia.

Kohëzgjatja mesatare botërore e gjumit është pak më shumë se 7 orë, mesatarja në nivel vendi ndryshon me pothuajse një orë. Nga 63 kombësitë e hulumtuara, shqiptarët kanë fjetur më gjatë, mesatarisht 7 orë e 32 minuta në natë. Kjo është dukshëm më shumë se mesatarja e japonezëve, të cilët flenë me vetëm 6 orë e 38 minuta gjumë.

Studimi që ‘nxit’ emigrimin drejt Shqipërisë ka

Pra, çfarë e shpjegon ndryshimin? Sipas studiuesve, kjo është për shkak të normave kulturore dhe gjerësisë gjeografike.

Si shembull i të parës, artikulli citon dremitjen në vendin e punës, i cili "mund të jetë i keq në disa vende (p.sh., SHBA ose Franca), ndërkohë që konsiderohet normale nga fqinjët e tyre (p.sh. Spanja ose Italia). Gjithashtu, “Vendet e Lindjes së Largët, në veçanti Japonia, janë vërejtur të raportojnë më pak gjumë. Kjo mund të shpjegohet pjesërisht me kulturën e punës në këto vende, Japonia është i vetmi komb në botë ku 25% e punëtorëve të punësuar punojnë më shumë se 50 orë në javë.

Shtatë grupe të kohëzgjatjes së gjumit

Të dy faktorët e kombinuar rezultuan në shtatë "grupe globale", brenda secilit prej të cilave kohëzgjatja mesatare e gjumit ishte e ngjashme, për shkak të afërsisë ekonomike, historike dhe/ose gjeografike: Evropa Lindore dhe Perëndimore, Azia Lindore dhe Perëndimore, Afrika, Amerika Latine dhe një "Dega perëndimore" (d.m.th., Australi, Zelanda e Re, Kanada dhe SHBA)

Kështu, gjeografia është vetëm një element në përzierjen komplekse të faktorëve që parashikojnë se sa kohë do të flini sonte.

Dhe nëse keni probleme me gjumin, artikulli ka një thirrje: Emigroni drejt Shqipërisë!

Të fundit