Flash News

E-TJERA

Për një gjë jemi mirë/ Studimi: Shqipëria, vendi i fundit ku ka mundësi të të grabisin

Për një gjë jemi mirë/ Studimi: Shqipëria, vendi i

Një studim i ‘Landgeist’ me titull “Ku keni më shumë gjasa të grabiteni në Evropë”, ka publikuar statistikat e vendeve me përqindjen më të lartë dhe më të ulët të mundësive që një qytetar të grabitet.

Sipas hartës së publikuar nga ‘Landgeist’, përllogaritja e shifrave është bërë mbi bazën e numrit të grabitjeve të raportuara në vitin 2019 për 100.000 banorë. Ndërkohë theksohet edhe numri i grabitjeve të paraportuara që mund të ketë secili prej vendeve.

Shqipëria është klasifikuar si vendi me mundësitë më të ulëta ku një qytetar mund të grabitet. Një përqindje të ulët të grabitjeve shënon edhe Evropa Lindore, Islanda dhe Norvegjia.

Belgjika, Spanja dhe Anglia dhe Uellsi kanë përqindjet më të larta të grabitjeve në Evropë. Në Portugali, Suedi dhe Luksemburg, shkalla e grabitjeve është gjithashtu mjaft e lartë.

Për një gjë jemi mirë/ Studimi: Shqipëria, vendi i

Të fundit