Flash News

E-TJERA

Studioi letërsi në Moskë, ç'shkruajnë mediat ruse pas vdekjes së Kadaresë

Studioi letërsi në Moskë, ç'shkruajnë mediat

Mediat e huaja i kanë kushtuar artikuj të zgjeruar lajmit të vdekjes së shkrimtarit Ismail Kadare. 

Ndër shkrimtarët më të mirë të letërsisë botërore bashkëkohore, dhe autori më i përkthyer jashtë vendit, fitues i disa çmimeve letrare ndërkombëtare dhe i nominuar disa herë për çmimin Nobel, Kadare u nda nga jeta sot në moshën 88-vjeçare. 

Sakaq, kadare studioi letërsi për dy vjet në Institutin Gorki në Moskë, por u detyrua të braktisë studimet në Rusi për shkak të marrëdhënieve të komplikuara diplomatike midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik.

Për këtë, vdekja e tij u pasqyrua edhe në mediat ruse. News.ru shkruan se në fund të viteve 50, Kadare studioi në Moskë në Institutin Letrar. A. M. Gorky. Më pas, romanet e tij si "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" dhe "Dimri i ashpër" u përkthyen në rusisht.

Media ruse kujton se "Emmanuel Macron e emëroi Kalorës të Legjionit të Nderit. Franca u bë shtëpia e dytë për shkrimtarin pasi Parisi i dha atij azil politik në vitin 1990"

Të fundit