Flash News

E-TJERA

Studiuesi ngre shqetësimin: Modeli që do të menaxhohet parku i Butrintit është në rrezik, ka shumë mangësi

Studiuesi ngre shqetësimin: Modeli që do të menaxhohet parku i

Studiuesi dhe aktivisti Auron Tare ka ngritur shqetësimin se çfarë do të ndodhë me qytetin e lashtë të Butrinit, pasi modeli britanik "Stonehenge", i cili u zgjodh për të menazhuar këtë park, mund të humbasë statusin e pasurisë botërore të UNESCO-s.

Referuar mediave britanike, Tare thotë se rreziku që i kërcënohet trashëgimise kulturore kudo në botë është i madh. Ai shton se ky lajm, të bën të kuptosh se zhvillimet e shoqerisë moderne po trondisin rëndë trashegimine kulturore.

Studiuesi thotë se modeli "Stonhenge" u paraqit si i duhuri për menaxhimin e Butrintit nga ministrja e Kultures Elva Margariti dhe drejtori i fondit shqiptaro-amerikan, kur prezantuan planin e ri.

Tare thotë se modeli i propozuar nga fondi shqiptaro -amerikan ka pasur shumë mangësi në konceptim dhe përfshirje të ekspertëve shqiptarë. Gjithashtu shton se ky plan i prezantuar si inovator nuk sjell asgjë të re që nga plani i manaxhimit për vitet 2000-2005.

Studiuesi thotë se menaxhimi i parkut të Butrintit nga një fond i huaj është i gabuar. Ai shton se Butrinti duhet të jetë modeli, ku Shqipëria të tregojë sukesesin në ruajtjen dhe menaxhimin e kësaj trashëgimie. Tare shton se ideja e tij, që Butrinti të menaxhohet sipas një modeli shqiptar është mbështetur edhe nga personalitete të larta amerikane dhe britanike.

Të fundit