Flash News

E-TJERA

Studiuesit në ‘Politiko’, Shllaku: Nuk është gjë e mirë të jesh malok; Spahiu: Diskutimi, mesazh i mirë për shoqërinë

Studiuesit në ‘Politiko’, Shllaku: Nuk është gjë

‘Ne malokët’ është tema e diskutimit të emisionit mbrëmjen e sotme në ‘Politiko’ në Top News, nisur edhe nga disa SMS që ka lexuar përpara KPA, prokurores së Tiranës Elisabeta Imeraj se komisionerja e shkallës të parë Genta Bungo, kërkonte shkarkimin e saj për shkak se ishte “maloke”, duke iu referuar origjinës së saj nga Tropoja.

Studiuesit Primo Shllaku dhe publicisti i njohur mitrovicas Nexhmedin Spahiu kanë komentuar këtë fenomen.

Sipas Shllakut, ky term nuk përdoret më për përcaktim krahinor, por për ta sinjifikuar si njeri i paqytetëruar. Nga ana tjetër, publicisti Spahiu thotë se ndonëse është term pezhorativ është mesazh i mirë për t’u diskutuar në shoqëri.

Studiuesi Shllaku: Nëse ka qenë privat apo i mbuluar me sekret mes një komunikimi informal ka cuar korrentin te një sirenë. Një pjesë e njerëzve kanë dalë e vetëklarohen me krenari si malokë. Nuk është gjë e mirë të jesh ,malok se ka konotacion negativ, si i pashkolluar, zhuls, ka sjellje të vrazhdë.

Publicisti Nexhmedin Spahiu: Ne duhemi kur respektojmë personalitetin e dallueshmërinë  tjetrit, jo kur detyrojmë që të sillet si ne. Mesazhi i unitetit është kur ja njeh veçorinë tjetrit. Ky debat nuk rrjedh nga një atmosferë e shëndoshë në shoqërinë shqiptarë kur flitet në mënyrë pezhorative për tjetrit, kur si takon dialektit tënd e përçon.

Nëse edhe në qëndrim privat ke mendim pezhorativ për tjetrin nuk është i shëndosh. Kur publikohet është si një e palarë del në shesh dhe është gjë e mirë të dalin e të diskutohen.

Diskutimi i këtij problemi është mesazh i mirë për shoqërinë. Ndonjëherë persona të caktuar në beteja politike përdorin ‘goditje nën brez’.

Dikush që i hyn në rrugën e tij në politikë apo diku tjetër përdor kështu goditjesh për të përfituar nga situata. Këto gjëra në shoqëri duhet të dënohen Ata që përpiqen të përfitojnë nga këto gjëra të diskreditohen nga opinioni publik.

Të fundit