Flash News

E-TJERA

Stuhi breshëri, përmbytje dhe tornado, moti i keq godet Ballkanin, sa rrezikohet Shqipëria

Stuhi breshëri, përmbytje dhe tornado, moti i keq godet Ballkanin, sa

Situata me motin pritet të përkeqësohet ndjeshëm në ditët e ardhshme. Vala e jashtëzakonshme e të nxehtit që ka përfshirë Evropën Juglindore dhe disa vende të Gadishullit Ballkanik, duket se nuk do të përfundojë aq mirë sa e prisnim.

Sipas një raporti të Severe Weather, një pjesë e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të goditen nga një mot tërësisht i paqëndrueshëm me stuhi breshëri dhe tornado. Stuhitë e rrezikshme do të godasin në orët e pasdites Rumaninë, Bullgarinë dhe Moldavinë.

Rreziku më i lartë parashikohet për Kroacinë jugore, Bosnjën jugore, Serbinë jugperëndimore, Kosovën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe veriperëndimin e Maqedonisë së Veriut ku do të dominojë një mot me erëra të fuqishme, breshër të madh, reshje të rrëmbyeshme, deri në përmbytje dhe tornado.

Stuhi breshëri, përmbytje dhe tornado, moti i keq godet Ballkanin, sa

Erërat e forta që vijnë nga perëndimi dhe juglindja, po mbingarkojnë zonën e detit Mesdhe dhe detit Adriatik me lagështi tepërt, çka ka bërë që masa ajrore të jetë e paqëndrueshme duke tejkaluar 4000 J/kg në Adriatikun jugor dhe detin Jon.

Rajoni në të gjithë zonën e Ballkanit është i mbinxehur, ku vala më e madhe e nxehtësisë është përqëndruar në jug të rajonit, kryesisht në Rumani. Me mbërritjen e stuhisë në zonën qendrore të Gadishullit Ballkanik, errëta e forta do të intensifikohen ndjeshëm.

 

Të fundit