Flash News

E-TJERA

Stuhi dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Stuhi dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e mërkure vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh në pjesën e parë të ditës dhe shtim gradual të vranësirave në orët e mesditës.

Reshje shiu do të bëhen prezente në orët e mesditës. Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e vona të pasdites e më pas reshjet ndërpritren në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperendim me shpejtësi 1-8m/s, duke bërë që valëzimi në detet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 3 deri 17°C

A do të ketë reshje sërish? Parashikimi i motit për ditën e Diel

në zona e ulëta 6 deri 21°C

në zona bregdetare 8 deri 20°C

Të fundit