Flash News

E-TJERA

Stuhia dhe reshjet e dendura godasin Shqipërinë/ Tirana, Durrësi, Lezha e Vlora përmbyten, teksa autoritetet rrinë duarkryq

Stuhia dhe reshjet e dendura godasin Shqipërinë/ Tirana, Durrësi,

I gjithë vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu, të cilat kanë shkaktuar dëme për bizneset dhe kanë sjellë kaos në qarkullimin e mjeteve.

Në Tiranë, era e fortë ka thyer pemët dhe ka rrëzuar tendat dhe karriget e lokaleve. Kryeqyteti është mbuluar nga mjegulla, ndërsa rrugët e mbushura me ujë kanë paralizuar trafikun.

Edhe në Durrës reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje. Stuhia përfshiu qytetin bregdetar duke shkaktuar kaos te qytetarët.

E njëjta situatë paraqitet në Lezhë, Vlorë e Shëngjin.

Pavarësisht paralajmërimit autoritetet nuk kanë marrë masa për të gatantuar mbarëvajtjen e trafikut dhe për të mos shkaktuar përmbytje.

Të fundit