Flash News

E-TJERA

Stuhia e fortë shkëput kabujt elektrikë, zjarr përreth Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë

Stuhia e fortë shkëput kabujt elektrikë, zjarr përreth

Stuhia e fuqishme e ditës së sotme ka shkaktuar zjarr në shkurret përreth Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë, pas këputjes së kabujve të energjisë elektrike.

Shkëndijat e kabllove të dëmtuara ranë mbi barin dhe shkurret e thata rreth pistës së aviacionit, duke ndezur zjarret që përhapen me shpejtësi të madhe.

Situata rrezikoi edhe banesat dhe vilat përreth zonës së Moravës.

Në ndihmë të forcave të bazës ajrore, në vendngjarje u dërguan 20 zjarrfikës dhe 4 mjete të Repartit të MZSH-së Berat. Zjarri u vënë nën kontroll pas një kohe të shkurtër, ndërsa reshjet e shiut që ranë me intensitet të lartë ndihmuan fikjen e plotë të flakëve

Të fundit