Flash News

E-TJERA

Stuhia e fundjavës, si do të jetë moti nga e hëna?

Stuhia e fundjavës, si do të jetë moti nga e hëna?

Mos i ndërprisni pushimet për shkak të motit. Stuhia dyditore mbi territorin e vendit kaloi.

Sinoptikanët thonë se temperaturat do të rriten sërish. E hëna e 7 gushtit nis me mot të kthjellët në të gjithë vendin.

Ndërsa i nxehti pritet të rikthehet në mes të javës, ku termometri do të shënojë 36 gradë Celsius. Për meteorologët këto stuhi janë afatshkurtra dhe tipike të stinës për rajonin e Mesdheut.

Situata sinoptike që përfshiu vendin nuk është e ngjashme me stuhitë në Europën Qendrore. Në gjysmën veriore të Europës do të vijojë moti i paqëndrueshëm me stuhi ciklonare të shpeshta.

Të fundit