Flash News

E-TJERA

Stuhia "Filomena" vjen në Ballkan, temperatura ekstremisht të ulëta dhe ngricë gjatë fundjavës në Shqipëri

Stuhia "Filomena" vjen në Ballkan, temperatura ekstremisht
Foto nga Madridi

Stuhia “Filomena”, e cila "mbërtheu" Spanjën me borë, ngrica dhe temperatura të ulëta, po i drejtohet Ballkanit. Udhëtimet rrugore, hekurudhore dhe ajrore u ndërprerë, ndërsa autoritetet thanë se Spanja po përballej me “stuhinë më të fortë në 50 vitet e fundit”.

Shqipëria do të preket nga stuhia "Filomena" duke nisur nga dita e sotme. Meteorologia e 'Meteoalb' Adiola Bani ka bërë parashikimin e motit ku thotë se vendi do përfshihet nga temperatura ekstremisht të ulëta, deri në minus 13 gradë në zonat malore. Ajo thotë se zonat verilindore dhe zonat e thella do të jenë më shumë të prekura.

"Stuhia parashikohet që të vijë që sot rreth vendeve të Ballkanit dhe Shqipërisë, në fakt nuk është se presim të kemi sasi të konsiderueshme te reshjeve të dëborës, kryesisht do ketë mot të kthjellët. E gjithë kryefjala e këtyre ditëve do jenë vlerat termike, të cilat do sjellin temperatura ekstremisht të ulëta. Parashikohet që të zbresë termometri edhe minus 13 në zonat malore dhe kryesisht do të jetë pak më shumë e prekur zona verilindore edhe zonat e thella, ku do shënojë termometri minus 13. Pritet që të premten dhe në fundjavë, e gjithë Shqipëria të jetë e ngrirë”, tha Bani.

 

Të fundit