Flash News

E-TJERA

U premtua të inaugurohej qershorin e vitit të kaluar, shembet një pjesë e rrugës së re Korçë-Ersekë

U premtua të inaugurohej qershorin e vitit të kaluar, shembet

Rruga e re Korçë-Ersekë që pritet të inaugurohej në qershor të vitit të shkuar, ka pësuar shembje masive duke e bërë atë të pakalueshëm. Dëmtimi i madh i rrugës ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Qarrit.

Rruga dytësore Korçë–Ersekë është kthyer në një greminë, e cila po gllabëron miliona euro nga buxheti i shtetit. Kosto ka shkuar 60 milionë euro për një rrugë e kategorisë C një karrexhatë me të paktën një korsi lëvizjeje për sens, 35 kilometra e gjatë dhe vetëm 8,5 metra e gjerë.

Punimet për këtë aks nisën në qershor të 2013. Tenderi për lotin e parë me gjatësi 17,6 kilometra, u fitua nga kompania A.N.K. me një ofertë prej rreth 17 milion euro.

“Tashmë kantieri është në një fazë shumë të avancuar, pjesa e parë e Lotit të Dytë është përfunduar në 99 %”, deklaronte kohë më parë ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Të fundit